Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell, por edhe vranësira të cilat nuk pritet të sjellin reshje atmosferike me ndonjë përjashtim të vogël ku mund të ketë ndonjë rigë afatshkurtër shiu rrallë në ndonjë rajon. Do të jetë freskët.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të ketë shumë më shumë rreze diellore dhe do të jetë më nxehtë se në Kosovë. Vende-vende mund të ketë vranësira por pa reshje atmosferike.

Të premten dhe për fundjavë na pret mot stabil dhe i nxehtë me më shumë rreze diellore edhe në Kosovë. Fundjava na sjell edhe temperatura të vërteta verore në tërë rajonin.

Të dielën vonë në disa rajone në Kosovë mund të ketë ndonjë zhvillim të izoluar me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë, kurse nga e hëna pasditeve në Kosovë pritet përsëri destabilizim i atmosferës./Meteoballkan