Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Masat e ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore do të fuqizohen edhe më shumë nesër në rajonin tonë duke kushtëzuar mot mjaft të nxehtë, por edhe me vranësira të shumta dhe të shpeshta.

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por mjaft i nxehtë, me temperatura tropikale të cilat pritet të arrijnë rreth 33-34 gradë Celsius. Ka mundësi që të ketë edhe intervale kohore me diell. Në disa rajone herë pas here do të ketë erëra të fuqishme nga jugu dhe jugperëndimi të cilat do të arrijnë shpejtësinë maksimale rreth 65km/h.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell. Do të jetë edhe më nxehtë se sot me temperatura maksimale të cilat pritet të arrijnë rreth 35-36 gradë Celsius në nivel rajoni.

Të shtunën erërat do të qetësohen dhe do të jetë pak më freskët, kurse të dielën përsëri pritet mot shumë i nxehtë.

Mot i ngjashëm do të mbajë edhe ditëve të ardhshme, por dita ditës do të shtohen gjasat për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan