Pendarovski, do të nënshkruajë dekretin për ratifikimin e vendit në NATO

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot do ta nënshkruajë dekretin për shpallje të Ligjit për ratifikim të marrëveshjes atlantike të Veriut.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 114 vota “pro” dje miratoi Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes veriatlantike.

Ligji është me veprim të anulueshëm dhe do të hyjë në fuqi pasi Spanja ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO.

Pas seancës flamuri i Aleancës Veriatlantike u ngrit para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Kej Bejlli – Haçinson konfirmoi se të gjithë që presin flamuri i Maqedonisë së Veriut të nisë të valëvitet para selisë së Aleancës… në Bruksel sa më shpejt, në pranverë.

Haçinsoni sot në Bruksel, do të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të shteteve anëtare të Aleancës… Në brifingun e sotëm me gazetarë, ajo ka theksuar se në takim do të bisedohet për prioritetet vijuese dhe kahet e dhëna “në samitin e NATO-s vitin e kaluar në dhjetor”.

Një nga prioritetet këtë vit është zgjerimi i Aleancës… edhe me një vend, Maqedoninë e Veriut pasi kaloi ratifikimin e parlamenteve të të gjitha shteteve anëtare.

“Flamuri i Maqedonisë së Veroit, do të valojë para Brukselit në pranverë. Aleatët tanë nga Maq. e Veriut kanë bërë punë të shkëlqyeshme me reformat. Lëvdata për durimin dhe liderizmin në zgjidhjen e (problemit) me emrin që ka qenë kyç për fillimin e mbarë procesit për anëtarësim”, ka thënë ajo.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë nëse mosmiratimi i ligjit të ri për mbrojtje e vë në rrezik nenin 5 të Kartës së NATO-s për mbrojtje kolektive, përkujtoi se Maqedonia e Veriut gjithsesi do të jetë e obliguar ta respektojë.

Neni 5 i Kartës së NATO-s është një «nga shtyllat më të rëndësishme të Aleancës…, ai parashikon se sulmi ndaj një vendi anëtar konsiderohet si sulm ndaj të gjithë të tjerëve.