Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Do të vazhdojë të jetë mjaft nxehtë, por pak më freskët se sot. Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu në ndonjë rajon.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Do të vazhdojë të jetë nxehtë. Pasdite në disa rajone sidomos në Maqedoninë e Veriut mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nesër pritet destabilizim i motit. Paradite do të jetë nxehtë dhe me intervale kohore me diell dhe vranësira, kurse pasdite priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Të mërkurën na pret mot i freskët dhe mjaft jo stabil. Priten vranësira të cilat herë pas here do të kushtëzojnë reshje shiu dhe rrebeshe të fuqishme lokale me vetëtima dhe bubullimë në tërë rajonin./Meteoballkan