Vdes nëna e Bedri Hamzës

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza sot ka pësuar një humbje të madhe. Ai ka njoftuar se i ka vdekur nëna.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar për vdekjen e së ëmës.

“Lamtumirë NANË! Sot kur t’i mbylle sytë, për ta nisur rrugën e amshimit, more me vete edhe një pjesë timen. Ndjenjën e ngrohtësisë dhe dashurisë, që vetëm shpirti yt i bardhë diti ta jap me aq urtësi e mirësi. Lamtumirë, kujtimi më i bukur i imi!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Hamza ka njoftuar se varrimi i nënës së tij do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Klinë e Epërme.

“Familjarë dhe miq, varrimi i Nënës do të bëhet nesër (e Mërkure) me 09 Mars 2022, në varrezat e Fshatit Klinë e Epërme, Komuna e Skenderajt, në orën 15:30.”, ka njoftuar ai.