“O ik”, dalin pamje të reja nga grabitja e armatosur në Suharekë ku u plagos një polic

Pamje të reja janë publikuar në rrjete sociale nga grabitja e armatosur në Suharekë, ku shihen disa persona të armatosur duke grabitur një argjendari. Si pasojë e kësaj grabitje është plagosur një zyrtar policor, derisa katër të dyshuarit janë ende në arrati.

Në videon e publikuar, dëgjohet një person duke bërtitur “o ik more”. Këtu ➡️ VIDEO

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot rreth ores 15:45 Eshtë marrë informate së në Suhareke ne një argjentari është një grabitje me armë ne zhvillim e sipër. Patrullat policore të Stacionit të policisë së Suharekës janë informuar menjëherë dhe kanë shkuar në vendngjarje. Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marr tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bytyqi.