Moti sot dhe ditëve në vijim!

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira lokale dhe intervale kohore me diell. Vranësirat eventuale do të kenë tendencë largimi për tu kthjelluar tërësisht atmosfera orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Temperaturat pritet të luhaten nga 9 ato minimale deri në 23 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Rrallëkund në disa vise mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu.

Ditëve të ardhshme nën ndikimin e fortë anticiklonik do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Netët dhe mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta, ndërsa ditët mjaft të ngrohta për këtë periudhë kohore. Gjasa për shembjen e masës së fuqishme ajrore anticiklonike ka në fillim të javës së re./METEOBALLKAN