Shqetësohet vushtrriasja, thotë se dy burra e përcollën derisa po ecte me fëmijët e saj

Një grua nga Vushtrria e shqetësuar dhe e frikësuar ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, pasi ka pohuar se dy burra të panjohur e kanë përcjellë gjatë kohës që po ecte nëpër qytet me fëmijët e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se gruaja është e shkurorëzuar dhe gjatë kohës që dyshohet se u përcoll nga dy persona, ishte duke i dërguar fëmijët që të takoheshin me babain e tyre në Qendrën për Punë Sociale.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Ngacmim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.