Moti sot në Kosovë

Sot në Kosovë dhe tërë rajonin tonë do të mbajë mot intervale kohore me diell, por do të ketë edhe vranësira të herëpashershme. Do të jetë nxehtë krahasuar me periudhën kohore në të cilën gjendemi. Do të vazhdojnë të fryjnë erëra nga jugu, jugperëndimi dhe juglindja të cilat do të vijnë duke u intensifikuar gradualisht.

Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse të ngjashme me ditën që e lamë pas, me rënie të lehta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.