Moti sot në Kosovë

Shërbimi i meteorologjisë, Prishtina Weather njofton se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin periferik të fushave të presionit të lartë që ndodhen në lindje të kontinentit.

“Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot të thatë, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Nëpër ultësira orëve të mëngjesit do të ketë mjegull, e cila gjatë ditës do të shpërndahet”, thekson PW.

Bëhet gjithashtu e ditur se “në aspektin termik në mëngjes do të mbajë mot më i ftohtë, e gjatë ditës temperaturat do të mbeten mbi vlera mesatare, edhe pse më të ulëta se ditëve të shkuara. Situata e qetë meteorologjike, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, e me mjegull nëpër ultësira do të përkeqësojë cilësinë e ajrit, ndërsa vlerat e kualitetit të ajrit (AQI) do të kalojnë në të pashëndetshme”.

Temperaturat do tsillen nga 3 deri në 13 gradë celzius.