Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovën bën të ditur se edhe sot do të ketë reshje bore.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 6-22 m/s, ndërsa në disa pjesë të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të jetë më e madhe.