Vritet një person në Tiranë

Një person është vrarë sot në Tiranë.

Fillimisht ai është gjetur i plagosur shumë pranë Piramidës. Kalimtarët kanë pikasur një person të shtrirë në trotuar i cili dyshohej të jetë qëlluar me armë zjarri.

Viktima, i identifikuar si B.S, u transportua fillimisht në spital, por ndërroi jetë atje.

Dëshmitarët raportojnë se nuk janë dëgjuar krisma dhe dyshohet se personi mund të jetë qëlluar me armë zjarri me silenciator./ A2 CNN