PSG-ja e deklasoi Real Madridin (Video)

Skuadra franceze Paris Saint-Germain e ka deklasuar Real Madridin, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Ligue 1 fituan me rezultat të pastërt 3 – 0, duke mos e lejuar klubin spanjoll të mos e bënte qoftë një goditje në portë.

Ishte ish-anëtari i ‘Los Blancos’, Angel Di Maria ai i cili shkëlqeu në mbrëmjen e sotme, pavarësisht se vendasit kishin mungesa të theksuara me Neymar, Mbappe dhe Cavani që ishin të padisponueshëm për këtë sfidë.

Ylli argjentinas shënoi në minutat (14’ dhe 33’) derisa golin përfundimtar të takimit e shënoi Thomas Meunier (90′).

https://streamable.com/tarv4

https://streamable.com/jw2pd

https://streamable.com/wvhda