Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës do të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperatura maksimale për sot do të jetë deri në 20 gradë Celsius, ndërsa minimalja e ditës parashihet të jetë 6 gradë Celsius.