Moti sot në Shqipëri

Në Shqipëri sot do të mbizotërojë mot me vranësira të cilat gjatë pjesës më të madhe të ditës do të sjellin reshje shiu.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 10ºC, në zonat e ulëta nga 09ºC në 19 ºC dhe në zonat bregdetare nga 12C në 19ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 5 ballë.