Moti sot në Shqipëri

Gadishulli i Ballkanit vazhdon të mbetet në aktivitetin e të nxehtit me origjinë nga veriu i kontinentit afrikan i cili po ifluencon temperatura shumë të larta në territorin e Shqipërisë.

Moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave në verilindje ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara në formën e stuhive.

Era do të jetë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 16/37°C

Zonat e ulëta 19/40°C

Zonat bregdetare 23/36°C