Ndërron jetë 6 orë pas aksidentit shoferi i Postës

Ka ndërruar jetë gjashtë orë pas aksidentit shoferi i Postës Shqiptare. Aksidenti ndodhi në Korçë, ku furgon ”Volkswagen” të Postës Shqiptare u përplas me një tjetër automjet.

Pas plagëve të marra, drejtuesi i furgonit u transportua me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetojë.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plota të rrethanave të ngjarjes.