Moti sot në Shqipëri

Në territorin shqiptar gjatë ditës së nesërme do të mbizotërojnë masat ajrore të qëndrueshme me origjinë veriperëndimore, që do të diktojnë në alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare gjatë pjesës së parë të ditës.

Por sipas Meteoalb, pasditja do të sjellë shtim të vranësirave në zonat jugore duke gjeneruar shira afatshkurtër, ndërsa pjesa tjetër e vendit vijon me kthjellime.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -2 °C deri në 18 °C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi -Veriperëndimor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.