Moti sot në Shqipëri

Masat ajrore relativisht të paqëndrueshme që kanë përfshirë vendin në këtë javë sollën një rënie të lehtë të temperaturave në të dyja ekstremet.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët e me zhvillim të vranësirave në mesditë e pasdite.

Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave në intervale të shkurtra kohore, kryesisht përgjatë relieveve malore.

Temperaturat nuk pritet të kenë luhatje të ndjeshme.