Rama e çon në qiell Cakajn: Ka bërë punë të jashtëzakonshme

Sot, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në një konferencë të përbashkët për shtyp, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe Kryenegociatori i Shqipërisë në BE, Zef Mazi, shpalosën përbërjen e grupit negociator dhe detyrat e përbashkëta në shërbim të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së mbajtur, Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme të Ministrit në detyrë, Cakaj.

Ai u shpreh se Cakaj e ka bërë këtë punë më mirë se ç’do ta bënte ai vetë, po të ishte në vendin e tij, edhe pse është e vështirë ta pranojë se ka persona më të zotë se ai.