Ndërroi jetë senatori Richard Lugar, përkrahës i Kosovës

Në moshën 87-vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, ish-senatori shumëvjeçar amerikan nga shteti i Indianës, Richard Lugar.

Bashkë me John McCainin, Lugar ishte në pakicën republikane që përkrahu presidentin amerikan, Bill Clinton, në fushatën e NATO-s, të udhëhequr prej tij, për intervenim kundër Serbisë, për të shpëtuar popullin e Kosovës në pranverë të vitit 1999.

Ai njihet si një zë autoritativ në politikën e jashtme amerikane.

Si kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit amerikan, Lugar njihej edhe si zë i fuqishëm kundër aparteidit në Afrikën e Jugut dhe armëve nukleare.