Motori aksidentohet me makinën në Laç, në Elbasan përplaset këmbësori, dy dërgohen me urgjencë në spital (video)

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, ku një automjet ka përplasur një motor në lëvizje e sipër. Si pasojë e këtij aksidenti drejtuesi i motorit është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Gjatë ditës së sotme një tjetër aksident ndodhi në aksin Lezhë-Shkodër. Si pasojë e këtij aksidenti u plagosën tre persona.

Po ashtu gjatë ditës së sotme edhe në Elbasan ka ndodhur një aksident ku një person u plagos rëndë. I plagosuri ka qenë duke ecur në këmbë në momenti që është përplasur nga makina. Ai është marrë me urgjencë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Po ashtu edhe në Tiranë gjatë ditës së sotme është aksidentuar një këmbësore teksa po kalonte rrugën. Nga ky aksidnet policia ka arrestuar drjetuesen e makinës që shkaktoi aksident.