MPJ mohon se Afrika Qendrore e ka tërhequr njohjen, i hedh poshtë pretendimet e Daçiq

Në mëngjesin e sotëm në një paraqitje televizive, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq pretendoi se Afrika Qendrore e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Tutje, ai thoshte se e ka edhe notën zyrtare të tërheqjes, shkruan Indeksonline.

Indeksonline kontaktoi me Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Ai mohoi pretendimet e Daçiq dhe theksoi se është e parëndësishme se çka thotë diplomati serb.

“Absolutisht jo, edhe pse është shume e parëndësishme se çka thotë Daçiq. Mashtrimet e tij i kane pare te gjithë se si kane rezultuar ne te kaluarën. Ne jemi në kontakte te vazhdueshme me te gjitha shtetet që e kanë njohur Kosovën por edhe me ato qe pashmangshëm do ta njohin shtetin tone. Propaganda e Daçiq nuk ka fare ndikim ne zhvillimet pozitive te vendit tone ne arenën ndërkombëtare.”, u shprehë ai.