MPJ shpall Peter Handken person non-grata në Kosovë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se MPJ-ja ka vendosur që ta shpall si person të padëshiruar për Kosovën, Peter Handken.

Pacolli ka thënë se Handke shpallet person non-grata që nga sot.

Ky vendim erdhi si shkak i shkrimeve të tija kundër gjenocidit në Kosovë dhe mbështetja ndaj Millosheviqit dhe krimeve të tij të tmerrshme që ka kryer në Kosovë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë.

Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm.