Mrekullia: 19 orë nën rrënoja, shpëtohet Klajdi Qato (video)

Pas më shumë se 19 orësh nën rrënoja, Klajdi Qato është nxjerrë nga rrënojat e pallatit.

Qato u dërgua për në spital që të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Operacioni u zhvillua nga bashkëpunimi mes ekipeve shqiptare dhe greke të kërkim shpëtimit.

Finalizimi i këtij operacioni të gjatë gëzoi anëtarët e ekipeve të shpëtimit dhe qytetarët që ndodhën në vendngjarje në Thumanë./TCH/

https://youtu.be/lkdaoEc2WWY