MSH tregon për gjendjen e pacientëve në klinikën infektive

Ministria e Shëndetësisë me anë të një njoftimi për media ka treguar gjendjen e pacientëve me Covid 19 në Klinikën infektive.

Në njoftimin e tyre thuhet se në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 62 pacientë ku 58 prej tyre janë me Covid 19.

Nga 58 pacientë të infektuar me Covid 19:

• 46 raste janë në gjendje stabile

• 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive

• Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient, i cili është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive thuhet në njoftimin e tyre.

Postimi i plotë:

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 22/04/2020, janë të hospitalizuar gjithsej 62 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 58 pacientë.

Nga 58 pacientë të infektuar me Covid 19:

• 46 raste janë në gjendje stabile

• 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive

• Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient, i cili është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot do të lirohen nga klinika 4 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.