Muhaxheri nga LDK: Si t’i dërgojmë emrat e ministrave kur s’ka marrëveshje me VV-në

Kryetari i Pejës, njëherësh anëtar i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë nuk e ka parë ofertën e Albin Kurtit dhënë përmes një video dhe thirrjen për dërgim të emrave të ministrave.

“Si t’i dërgojmë emrat kur ende nuk e kemi arritur marrëveshjen e koalicionit”, ka thënë Muhaxheri para mbledhjes së Kryesisë, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se për zhvillimet e sotme mbetet të diskutohet brenda mbledhjes së sotme të Kryesisë e cila ka qenë e paralajmëruar të nisë në 14:30.