Mulaku: Gjatë tri mandateve të mia, Lushtaku nuk ka qenë asnjëherë në zyrën time

Duke komenetuar debatin dhe frymën e debatit për komunën e Vushtrrisë, Mulaku është deklaruar për akuzat që po vijnë në kohë fushate se gjatë qeverisjes së tij komuna është ndikuar edhe nga komuna të tjera, e ku ndër emrat që përmenden është edhe ish-kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.

Mulaku ka thënë se i ka dëgjuar këto deklarata, ndonëse nuk janë bërë duke e përmendur atë drejtpërdrejt.

“Kam dëgjuar edhe për mua në mandatet e kaluara duke më akuzuar se spo menaxhon Bajram Mulaku, por Sami Lushtaku. Edhe në debatin e mbrëmshëm është hudh kjo fjalë, por nuk më ka përmendur mua me emër dhe mbiemër” ka thënë Mulaku.

Në lidhje me këtë Mulaku është deklaruar edhe për akuzat se i janë dhënë 18 milion euro një kompanie për ndërtimin e Fabrikës së Ujit në Balincë, që sipas tij kundër-kandidati i Idrizit ka aluduar në ndonjë kompani të Sami Lushtakut.

“Po e them publikisht, nuk e di që Sami Lushtaku ka kompani, por kam dëgjuar fjalë se me Rukollin është në partneritet.” ka thënë Mulaku.

“Sami Lushtaku, për tri mandate sa kam qenë kryetar, s’ ka qenë në zyrën time” ka deklaruar Mulaku në intervistën për Vushtrriaonline.