Mungesë e madhe, largimi i Zenelit pas lëndimit

Minuta e 35-të dhe vjen një lajm tjetër të keq për Kosovën.

Kur gjërat po shkonin mirë për Kosovën, vjen lëndimi i Arbër Zenelit.

Ai është larguar nga fusha e lojës, kurse në vend të tij është inkuadruar Edon Zhegrova.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim.

Aktualisht Kosova po fiton ndaj Malit të Zi 0 – 1, ishte Milot Rashica që shënoi golin e epërsisë në minutën e 24-të.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë./Fokusi.info/