Munishi tregon “lokacionin perfekt” për ndërtimin e stadiumit të Kosovës

Ismet Munishi mendon se stadiumi i Përfaqësueses së Kosovës duhet që të ndërtohet në Korreticë.

‘Timonieri’ i Ballkanit mendon se debati për lokacionin e stadiumit në fjalë është ‘tepruar’.

“Këtu kemi dy koncepte – konceptin e stadiumit nacional i cili në një farë forme i organizojmë ndeshjet më lehtë dhe kemi më shumë të hyra dhe mund të shfaqemi më mirë para botës”, ka thënë fillimisht Munishi në ‘Dueli Sportiv’.

“Koncepti i dytë është infrastruktura e klubeve të Kosovës, që nuk e kemi fare”, vlerësoi Munishi.

“Nuk do të jetë problem kosto e mirëmbajtjes, por me gjenerimin e të ardhurave nga ndeshjet e Kosovës, mund të financohen klubet kosovare”, theksoi Munishi.

“Si? Nga ushqimet, rekuizitat, reklamat dhe biletat. Kështu që me atë stadium, do të mund t’i ndërtonim stadiumet tjera në Kosovë”, potencoi trajneri i mirënjohur.

“Stadiumi duhet ta ketë një pronar, në këtë rast FFK-ja, e cila do ta mirëmbante atë. Lokacioni perfekt është Koretica bazuar në pozicionin gjeo-strategjik, unë andej endem çdo ditë me veturë dhe është vendi i duhur”, shtoi Munishi.