Vdesin edhe tre persona nga Covid-19 në Kosovë

Tre persona kanë vdekur sot në Kosovë si pasojë e koronavirusit, bazuar në raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, duke e çuar në 54 numrin e përgjithshëm të viktimave, shkruan Fokusi.info

Të martën, në raportin ditor të IKSHPK-së figuronin 51 viktima nga koronavirusi në vend.

Kryetari i Komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri sot gjatë ditës ka njoftuar se një nga tre viktimat e regjistruara sot është nga komuna që udhëheq ai.

Kujtojmë se, sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 113 raste pozitive me koronavirus, duke e çuar në 2 mijë e 991 numrin e të prekurve. Prej tyre 1 mijë e 644 janë shëruar, ndërsa aktualisht edhe 1 mijë e 293 raste janë aktive./Fokusi.info/