Murati: “Gjendja e jashtëzakonshme”, anarkia jonë politike dhe anarkitë e Nolit

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati kandeklaruar se kemi një situatë absurde, rrjedhim i gjendjes kaotike politike me elemente anarkie: në krye të betejës kundër pandemisë është vendosur ministri i shëndetësisë.

“Kjo situatë zgjidhet ose duke bërë një hap prapa qeveria, e së bashku me kuvendin e presidentin të shpallin gjendjen e jashrëzakonshme duke mos bërë akrobaci ligjore, ose të hapet rruga për qeveri të re e cila do t’i merrte këto masa prapë përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme”, ka shkruar Murati.

Statusi i plotë:

“Gjendja e jashtëzakonshme”, anarkia jonë politike dhe anarkitë e Nolit

Kemi një situatë absurde, rrjedhim i gjendjes kaotike politike me elemente anarkie: në krye të betejës kundër pandemisë është vendosur ministri i shëndetësisë. Përderisa ai është një ndër komandantët e rëndësishëm në betejë, ai nuk mund të jetë kryekomandanti. Beteja me pandeminë nuk është vetëm shëndetësore, por ajo është e gjithanshme edhe ligjore, ekonomike, sociale, policore, ushtarake, etj., etj. Andaj në krye duhet të jetë kryeministri e në bashkëpunim edhe me presidentin. Por jo këtu e kemi një lëmsh, një anarki prej atyre që ngjajnë me anarkitë e famshme të Nolit. Kjo situatë zgjidhet ose duke bërë një hap prapa qeveria, e së bashku me kuvendin e presidentin të shpallin gjendjen e jashrëzakonshme duke mos bërë akrobaci ligjore, ose të hapet rruga për qeveri të re e cila do t’i merrte këto masa prapë përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Pëndryshe do ta kalojmë pandeminë duke pritur tek dera e Gjykatës Kushtetuese dhe atë me frikën se po i kalojmë kufizimet e vendosura të Ministrisë së Shëndetësisë. Përndryshe deri në sqarimet e radhës, respektojini vendimet e institucioneve dhe #rriniNshpi në mënyrë që anarkinë ta lëmë në nivelin politik e të mos lëmë që edhe qytetarët të bëhen pjesë e anarkisë politike.