Murati njofton se kanë nënshkruar ujdi në vlerë të 79 milionë eurove

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar kanë nënshkruar marrëveshje për projekte zhvillimore, në vlerë të 79 milionë eurove.

” 61 milionë euro me KfW Gjermane për Parkun Solar 100 MW në KEK, ku 32 milionë euro prej tyre janë grant nga WBIF. 9 milionë euro grant me qeverinë Zvicerane për rritjen e efikasitetit dhe efiçiencës në kompanitë rajonale të ujësjellësit. 9 milionë euro grant nga fondet e BE-së me Bankën Botërore për përmirësimin dhe rehabilitimin e sistemeve të ujitjes për tokat bujqësore në Rrafshin e Dukagjinit”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Murati ka shtuar se prej tyre janë 50 milionë euro grante që nuk ka nevojë të kthehen, ndërsa 29 milionë euro kredi me kushte koncesionale.