E dhimbshme: Vdes Xhavit Babaj pasi u godit dje nga rrufeja në Skënderaj

Ka vdekur 62 vjeçari Xhavit Babaj i cili u godit nga rrufeja dje në Llaushë të Skënderajt.

Gjatë muajve të fundit si pasojë e shkarkimeve të rrufeve edhe tre persona tjerë kanë humbur jetën.

IKSHPK gjatë një apeli të mëparshëm ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes gjatë kohës kur ka reshje atmosferike me bubullima.