Muriqi vazhdon të shkëlqejë në Turqi, zë vend në formacionin e javës

Vedat Muriqi po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, ka vazhduar me gola edhe në fundjavën që shkoi në elitën e futbollit turk.

Muriqi ka arritur të shënoi në barazimin 1:1 të skuadrës së tij, Rizespor, ndaj liderëve të Istanbul Basaksehir.

Në radhët e Istanbul Basaksehir, aktivizohen lojtarë si Arda Turan, Robinho dhe Emmanuel Adebayor.

Goli i shënuar nga sulmuesi i Kosovës në minutën e 62-të ishte goli i 13-të sezonal për të në kampionatin turk.