Musliu i reagon Haxhiut: Gjyshi yt ka mund t’i jap ndonjë kafshatë bukë, por Thaçi s’besoj që ka shku i paarmatosur

Deputetja e Parlamentit të Kosovës nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu, ka reaguar në drejtim të deklaratës së dhënë mbrëmë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja Haxhiu deklaroi se gjyshi i saj i kishte dhënë bukë e armë Hashim Thaçit, gjatë kohës së luftës.

E pas kësaj, deputetja Musliu tha se ndoshta gjyshi i ministres ka mund t’u jap ndonjë kafshatë bukë, por nuk beson se Thaçi ka shkuar aty i paarmatosur.

Poashtu Musliu theksoi se sido që të jetë, kjo nuk e amniston ministren Haxhiu nga ajo që i quajti “kriminel”, ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“E kuptoj se në politikë edhe mund të akuzohesh, ndonëse është e ultë, por mund të bëhen. Por, për familjen time ka qenë ndryshe sepse familja ime ka qenë para lufte e gjithmonë ka kontribuar për vendin. Z. Thaçi e njeh familjen time. Gjyshi im i ka dhënë bukë e armë Thaçit, por edhe përkundër kësaj ka bërë një akuzë të tillë. Unë e kam paditur për shpifje, jo si ministre, por si individ. Të akuzosh një familje për trafikim me narkotikë, s’mund t’i mbyllësh sytë. Rasti është në gjykatë dhe ende nuk është mbajtur asnjë seancë”, deklaroi Haxhiu./Lajmi.net/