Musliu për rritjen e çmimit të vajit: Ky është krim që po ndodhë me lejen e Qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pasi një litër vaj sot kushton 3.49 euro.

Musliu përmes një reagimi në “Facebook”, tha se ky është një krim që po ndodhë me lejen e Qeverisë.

Sipas saj kjo nuk ka të bëj as me krizën e as me mungesën.

“3.49 euro vaji. S’ka të bëjë më as me krizen as me mungesen.  Ky është krim! Krimi po ndodhë me lejen e Qeverisë.  Nga mungesa e vullnetit, vizionit dhe guximit me dalë me u ballafaqu me situatën në teren. A ka inspektor ky vënd qe ndal abuzimin me xhepin e varfër të qytetarëve”, ka shkruar ajo.