Mustafa i përgjigjet Osmanit: Të lumtë ne për ushtrues Detyren e Presidentes!

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kritikoi sot ish-shefin e saj partiak në LDK, Isa Mustafën, duke thënë se për fajin e tij u krijuan sfida në institucionet e vendit, me të cilat tashmë po i duhet të ballafaqohet.

Lidhur me këtë, në një përgjigje për klankosova.tv, Mustafa komentoi deklaratat e Osmanit e cila gjendet për një vizitë treditore në Tiranë.

”Të lumtë ne për ushtrues Detyrën e Presidentes! hhahaha”, është shprehur Mustafa, njofton Klan Kosova.

Osmani nuk ka nguruar që të japë një varg kritikash ndaj ish-shefit të saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ajo, në vizitën e saj zyrtare në Tiranë është deklaruar se Mustafa nuk është i gatshëm për zgjedhje.