Mustafa: Kryeministër, kërkoja dorëheqjen Durimishit dhe kërko nga prokuroria të fillojnë hetimet

Deputeti i LDK’së në Kuvendin e Kosovës që ushtroi detyrën e ministrit të Bujqësisë gjatë Qeverisë Hoti, Besian Mustafa, ka kritikuar ndryshimet e menjëhershme në lidhje me vendimin për tiketën ngjitëse që kushtonte 5 euro pas regjistrimit të automjeteve.

Mustafa, tha se gjatë kohës sa ishte ministër u pat prishur strofullugun plot kriminelëve dhe miqve të tyre përfitues, por më pas kërkuan dorëheqjen e tij derisa e njëjta nuk po ndodh me Durmishin.

‘’Kur pas shumë muajsh pune e koordinimi me policinë dhe prokurorinë ua pata prishë strofullogun plot kriminelëve në MBPZhR dhe miqve të tyre përfitues, të njëjtit kërkonin dorëheqjen time err e terr. Në fakt, ende edhe sot komplotojnë kundër meje me rrena e shpifje’’, shkroi Mustafa.

Ai shtoi se kryeministri duhet t’i kërkoj dorëheqjen ose shkarkimin dhe të kërkoj fillimin e hetimeve të prokurorisë.

Postimi I plotë:

Kur pas shumë muajsh pune e koordinimi me policinë dhe prokurorinë ua pata prishë strofullogun plot kriminelëve në MBPZhR dhe miqve të tyre përfitues, të njëjtit kërkonin dorëheqjen time err e terr. Në fakt, ende edhe sot komplotojnë kundër meje me rrena e shpifje.

Sot, një zëvendësministër e pranoi që ka planfikuar të vjedhë përmes kontratës monopolistike por e mori vesh krejt Kosova dhe e pezulloi kontratën. Mandej, përngut, kishe po i shpërndaj popullit karramela. Lej foret, burrë!

Kryeministër, sot kërkoja dorëheqjen ose shkarkoje dhe nesër kërko nga prokuroria të fillojnë hetimet.