Mustafa për liberalizimin: Kurti nuk e ka përmbushur asnjë kriter, ne i plotësuam 93 kritere në 2015

Ish kryeministri, Isa Mustafa duke folur për liberalizimin e vizave tha se një gjë e tillë është dashur të ndodh edhe më herët .

“Është fakt se Qeveria Kurti nuk e ka plotësuar asnjë kriter të liberalizmit. Për liberalizmin e vizave me udhrrëfyes Kosovës i janë dhënë 95 kritere dhe ne i kemi plotësuar 93 kritere qysh në vitin 2015 dhe po ashtu ka pas mbetur vetëm kriteri i demarkacionit , kufirit me Malin e Zi dhe përparimi kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Mustafa në emisionin “Click” në RTV21.

Mustafa për mosliberalizmin e vizave gjatë mandatit të tij tha nuk ishte pengesë korrupisoni, pasi që sipas tij. Kosova radhitjen më mirë se vendet e tjera që atëtëherë iu kishin liberalizuar vizat, duke marrë shmebull Ukrainën në vitin 2017.

Megjithatë sipas Mustafës pengesë ishte tha se ishte mosplotësmi i kushtit të demarkacionit, që atë kohë nuk u ratifkua në Kuvend me kundërshtim nga Lëvizja Vetëvendosje dhe një pjesë e deptetëve të partisë që ai drejtonte LDK-së,.

“Një pjesë e tyre( deputetëve të LDK-së) kaloi në Vetëvendosje sepse kaloi në listë tjetër atje, ata që na kundërshtuan atëherë pjesa më e madhe shkoi andej por e dëmtuan Kosovën nja 7 vjet u vonua liberalizmi I vizave dhe jam i sigurt që ne do ta realizonim atëherë “, tha Mustafa.