Sulmi ndaj Klan Kosovës në veri, Hovenier: Gazetaria e lirë është gurthemel i demokracisë

Gjatë ditës së sotme, në Zupç të Zubin Potokut është sulmuar ekipi i Klan Kosovës, me ç’rast gazetarja Qëndresa Bellagoshi dhe shoferi Elsad Sinani kanë pësuar lëndime trupore.

Për këtë sulm ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“SHBA-ja i bashkohet Asociacionit t Gazetarëve të Kosovës – AGK dhe Bashkimit Evropian në Kosovë për të dënuar fuqishëm sulmin e fundit në seri kundër gazetarëve të Kosovës. Mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë lirshëm nga kërcënimet me dhunë dhe frikësim. Gazetaria e lirë dhe e pavarur është gurthemel i demokracisë”, ka thënë Hovenier.