Mustafa: SHBA e BE sollën VV-në në pushtet, tash çmimin e prishjes me ta do ta paguajë Kosova

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është kthyer në retrospektivë duke kujtuar se si më 2020 LDK prishi koalicionin me VV-në për të shmangur konfrontimin e Kosovës me SHBA-të, duke humbur kështu 100 mijë vota në zgjedhjet e radhës.

Ai thotë se më pas, VV erdhi në pushtet me ndihmën e SHBA-ve, Gjermanisë, Francës e Britanisë.

Mustafa në një postim në FB shkruan se frikësohet se çmimin e prishjes së relacionve me SHBA-të e BE-në, nuk do ta paguaj vet VV me Kurtin e Osmanin, por do ta paguajë e gjithë Kosova.

“LDK në vitin 2020 prishi koalicionin me VV-në për të evituar konfrontimin e Kosovës me SHBA-të. E pagoi çmimin më të shtrenjtë me rreth 100 mijë vota! Por në atë kohë VV-në e përkrahnin diplomatët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkar, raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian e…. E sollën vet në pushtet së bashku me analfabetët funksional. Sot, frikësohem se çmimin e prishjes së relacioneve me SHBA-të dhe BE-në , nuk do ta paguajë VV me Kurtin dhe Osmanin por do ta paguajë e gjithë Kosova. Ngushëllimi i vetëm më mbetet se Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte vlerësuar drejtë rrezikun dhe vepruam mirë në interes të Kosovës”, shkroi Mustafa.