Tyson Fury merr vendin e parë në boksin e peshave të rënda, Ruiz në vendin e tretë

Tyson Fury është renditur në vendin e parë në peshat e rënda në boks, para Deontay Wilder dhe Anthony Joshua, sipas ‘Ring Magazine’.

Mbreti i vetëshpallur i ka marrë vendin e parë Anthony Joshua, pas humbjes shokuese nga Andry Ruiz Jr në Nju Jork të shtunën.

Joshua pësoi humbjen e tij të parë profesionale, duke humbur gjithashtu titujt e peshës së rëndë në boks.

Boksieri anglez tani renditet në vendin e katërt.

Në vendin e dytë renditet Deontay Wilder, ndërsa Andry Ruiz ngjitet në vendin e tretë, pas fitores më të madhe në karrierë në peshat e rënda.