Abazi: Me 21 shkurt do të intervistohem nga Prokuroria

Deklarimi i deputetit të VV-së, Haki Abazi se kryeministri Kurti ka dhënë urdhër për shkarkim nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE- Kosovë, bëri bujë të madhe në media.

Pas kësaj, Abazi ka treguar se është thirrur në intervistë nga Prokuroria.

“Më 21 shkurt do të intervistohet nga Prokuroria, tha Abazi në emisionin “Debat Plus”.

Ndryshe, Haki Abazi, është shkarkuar nga të qenit Kryetar i Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë, për t’u zëvendësuar nga deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu- Hyseni.