“Na tradhtuat” reagon Latifi: ‘Sulltan’ Erdogani paska pasur iluzione se ne jemi vilajeti i tij

Profesori i filozofisë dhe opinonisti, Blerim Latifi ka komentuar deklaratën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se ndihet i tradhtuar, pasi Kosova vendosi ambasadën e saj në Jerusalem.

Latifi ka thënë se “Sulltan” Erdogani paska pasur iluzione se ne jemi vilajeti i tij dhe duhet të veprojmë sipas politikës së tij.

“Sulltani Erdogan na paska quajtur tradhtarë, pse kemi marrë vendim që ambasadën e Kosovës ta vendosim në Jerusalem. Tipi e paska pasur iluzionin që ne jemi vilajet i tij dhe si të tillë duhet t’i ndjekim huqet e politikës së tij të jashtme. Kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë ëndrrat që Kosovën e shohin si vilajet apo oblast”, ka shkruar Latifi.

Latifi tutje ka thënë se Kosova është shtet i pavarur që në politikën e jashtme merr parasysh orientimet gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë:

Sulltani Erdogan na paska quajtur tradhtarë, pse kemi marrë vendim që ambasadën e Kosovës ta vendosim në Jerusalem. Tipi e paska pasur iluzionin që ne jemi vilajet i tij dhe si të tillë duhet t’i ndjekim huqet e politikës së tij të jashtme. Kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë ëndrrat që Kosovën e shohin si vilajet apo oblast. Kosova është shtet i pavarur që në politikën e jashtme merr parasysh orientimet gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Arsyet dihen. Sulltani Erdogan na paska quajtur tradhtarë, duke harruar, së pari, faktin themelor se ne botën, parasegjithash, e mendojmë si shqiptarë dhe, së dyti, faktin se ne nuk kemi bërë ndonjë besëlidhje me të përtej marrëdhënieve normale që krijohen midis dy shteteve të pavarura.