Naftëtarët i reagojnë Autoritetit të Konkurrencës: Tregu lejon vetë përcaktimin e çmimeve të derivateve

Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve – ShQNGL, kanë kundërshtuar vendimin e Agjencisë së Konkurrencës – Hetim për shkak të dyshimeve të bazuara për çrregullim të konkurrencës në tregun e derivateve të naftës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, tha se ata nuk kanë pas marrëveshje çmim në kartel.

“Naftëtarët nuk kanë pasur marrëveshje, e as çmim në kartel dhe mendoj se është e vërtetë kjo”, tha Berjani.

Berjani ka përmendur disa prej kërkesave që u janë bërë qeverisë për të ia lehtësuar punën e naftëtarëve. Sipas tij,

“Ne e kemi qit një kriter që nuk di s do të ju pëlqej nderimi i pikave të karburantit të jetë largësia, pasi që jemi një shtet i vogël me shumë pika karburanti, rrugët lokale 5 km, magjistrale 10, autostradë 20 por jo mu dëmtuar por në të ardhmen kur ligji të hyj ne fuqi te ketë një kriter. Pastrimi i rezervarëve, unë në komision nuk kam pranuar që pastrimi i rezervarëve siç ka kërkuar MTI-ja, të jetë çdo vit, unë kam kërkuar që të jetë 10 viteve pas 10 viteve nëse operatori ekomomik e sheh se cilësia nuk është në rregull është i detyruar me i pastruar rezervarët do kërkojmë nga ministri mos mu bo kjo se kërkund në botë nuk behet kjo punë”, tha Berjani.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekomomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha ekonomia e tregut lejon që çmimet të përcaktohen vetë, por sipas tij, nuk mund të përzihet në punën e organeve të pavarura.

“Ju keni qenë të zëshëm jeni shoqata më aktive sa i përket kërkesave të juaja por edhe janë problemet e tilla sepse sektori është kompleks, për qasjen e institucioneve në raport me kompani të caktuara nuk dua të përzihem në punën e organeve të pavarura por ekonomia e tregut i lejon kompanitë të përcaktohen vetë për mënyrën e punës dhe për kostot e veta dhe çmimin final të produktit dhe kjo nuk është ndryshe as në sektorin e naftës mirëpo këtu janë disa elemente shtesë që e diktojnë çmimin e naftës është akciza, kostot shtesë që në fund të jetë një fitim nga këta që operon dhe dallim fitomi i shitjes me shumicë dhe pakicë”, tha Rukiqi.

Sipas Rukiqit, me ligj është që të mos kufizohet importi por secilës të i lejohet.

“Nuk ka sektor që ka konkurrencë më të madhe, me ligj është që të mos kufizohet importi por secilës të i lejohet importi edhe ne ligjin e naftës tentohet të ruhet konkurrenca sepse secili ka drejt me import dhe me përcaktuar çmimin dhe ka shumë pompa të benzinës dhe problem mundet me pas fiksimi i çmimeve”, tha Rukiqi.

Sipas kryetarit të OEK-ut, Autoriteti i Konkurrencës duhet të mos dëmtoj reputacionin e kompanive.

“Unë nuk e kam bindjen dhe prirjen me besu se ka pas apo ka fiksim të naftës në treg të naftës, vetëm kjo masë tregon çfarë numri i madh i kompanive dhe sa konkurrencë mundet me pas në këtë sektor prandaj ajo që është thirrjen e autoritetin e konkurrencës është që para se me dal në publik me pompozitet me fol ta kryej punën e vet, mos ta dëmtoj reputacionin e kompanive ne si odë jemi përkrah të punës së pavarur edhe hetimore mirëpo jo me tendencë”, shtoi Rukiqi.

Ai tha se Autoriteti duhet të parandalojë veprimet e monopolit në vend.

“Konkurrenca duhet me siguruar konkurrencë të barabartë, duhet me parandaluar roli kryesor i autoritetit të konkurrencës duhet të jetë parandalimi i ndonjë veprimi monopolisitik dhe jo më pas të merren me pasoja që shpesh dyshoj se shumë institucional kanë kapacitet me kuptuar mënyrën se si funksionon tegu i naftës”

Ditë më parë është bërë e ditur se Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimet ndaj shitësve të derivateve me shkakun e dyshimeve se tregtarët e naftës janë duke bërë shkelje të Ligjit të konkurrencës, duke mos ulur çmimin e naftës në tregun me pakicë, proporcionalisht me uljen e naftës që është bërë në tregjet ndërkombëtare.