Stoltenberg: NATO dhe BE po punojnë dorë për dore në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, të enjten para se ta mbajë në Bruksel takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, shkoi për një bashkëbisedim në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentin Evropian.

Atje diplomati norvegjez mes tjerash përmendi veçanërisht, Kosovën, kur foli për bashkëpunimin mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian, njofton Klan Kosova.

“Është mirë që të shohësh që vit për vit ne kemi qenë në gjendje të forcojmë bashkëpunimin mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian, në kibernetikë, në hapësirë, në infrastrukturën kritike, në lëvizshmërinë ushtarake dhe nE punojmë dorë për dore në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë”, tha Stoltenberg, gjatë adresimit në PE.