Napoli turpëron Interin, e mposht me rezultat të thellë (video)

Napoli ka turpëruar Interin në ‘San Paolo’, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 4 – 1, shkruan Fokusi.info.

Kjo ishte një ndeshje tepër e rëndësishme për zikaltrit, ndërsa nga krahu tjetër vendasit luanin për të respektuar kampionatin pasi e kanë siguruar tashmë vendin e dytë.

Presioni ishte shumë i madh për të besuarit e Spalletti-t, që tani u nevojitet vetëm fitorja ndaj Empolit për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm.

Napoli nisi më mirë sfidën dhe Zielinski shënoi golin e avantazhit me një predhë nga distanca në minutën e 16-të.

Pas pushimit, ishte Mertens ai, i cili dyfishoi epërsinë për vendasit në minutën e 61-të.

Kurse, Fabian Ruiz shënoi dy gola në minutat 71′ dhe 78′.

Icardi ka shënuar golin e nderit për miqtë nga pika e bardhë e penalltisë dhe duhet thënë se Inter, sidomos gjatë pjesës së dytë, ka shpërdoruar shumë mundësi dhe ka qenë i pafat në disa raste.

Interit i bën punë vetëm fitorja ndaj Empolit javën tjetër për ta siguruar Championsin, por do të jetë shumë e vështirë pasi edhe Empoli luan për mbijetesë.

https://streamable.com/ixtyv