Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku në lagjen me numërr 14 të qytetit bregdetar, 51-vjeçari I. J., ka rënë nga kati i dytë i banesës ku po punonte dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Detaje nga policia:
Më datë 30.04.2021, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, Durrës, ka rënë nga kati i dytë i banesës ku po punonte, shtetasi I. J., 51 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.