Pasi u rrëzua në shtëpi, vdes komediani i njohur

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare komediani i njohur britanik, Des O’Connor.

Shoumeni dhe këngëtari, i njohur vdiq ditën e djeshme pasi u rrëzua në shtëpinë e tij në Buckinghamshire, një javë më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur agjenti i tij.

O’Connor, lindur në Londër, kishte drejtuar emisionet kryesore të mbrëmjes për më shumë se 45 vjet, por kishte edhe karrierë të suksesshme muzikore.

Ai ishte i njohur për drejtimin e emisioneve debatuese, si dhe për “Take Your Pick” dhe “Countdown”.